Së fundmi lexova një artikull rreth privatësisë së fëmijëve ku një nënë thoshte se po spiunonte djalin e saj që së shpejti do të mbushte 18 vjeç. U shkokova pasi shumica e ekspertëve mendojnë se kjo gjë është e gabuar.
Mendova se ky djalosh do të kishte ndonjë problem serioz dhe kjo do të ishte arsyeja pse e ëma e monitoronte, por jo! Mamaja e tij thjesht mendonte se po ta monitoronte atë në mënyrë dixhitale do ta mbantë atë të sigurt.
Në fakt bota duket si një vend i frikshëm për fëmijët dhe prindërit e tyre nervoz. Nëse shihni lajmet mund t’ju duket se diçka e keqe mund t’i ndodhë fëmijës suaj dita ditës. Kështu që monitorimi i vendndodhjes dhe i ndërveprimit social të fëmijës nëpërmjet telefonit apo pajisjeve të tjera dixhitale mund të jetë diçka e mirë, apo jo?
Por a është vertet një gjë e mirë të dini kaq shumë për jetën personale të fëmijëve tuaj, veçanërisht gjatë viteve të adoleshencës? Këtu janë disa arsye se përse unë mendoj që kjo nuk është diçka e mire dhe e shëndetshme për fëmijën dhe marrëdhënien tuaj me të.
Duke spiunuar shfaqim frikën tonë
Të qënit prind normalisht ju krijon mendime, emocione frikësuese pasi tashmë epiqendra e jëtës janë fëmijët tane dhe sigurisht ne ndihemi të detyruar t’i mbrojmë e t’i mbajmë të sigurt ata. Por a është spiunimi mënyra e duhur për ta mësuar fëmijën se si ai të kujdeset për veten e tij? Mos vallë ky veprim u jep fëmijëve mesazhin që ata s’janë të aftë të kujdesen për veten e tyre pa praninë dhe ndihmën tonë? Në fakt pikërisht kjo është arsyeja pse shumica e prindërve i monitorojnë fëmijët e tyre pasi kanë frikë se ata nuk mund t’ja dalin dot të vetëm.
Ne nuk po i shmangim problemet por po i krijojmë ato
Nuk ka dyshim që ju mund t’i monitoroni fëmijët në mënyra që ata nuk mund ta kuptojnë. Por si do ta ndihmonte kjo fëmijën tuaj? Në një moment juve do t’ju duhet t’i tregoni që po e përgjoni apo ta lini atë të marrë një vendim që mund t’i shkaktojë probleme. Kështu që në të dy rastet do të shkaktonit probleme, ndaj është më mirë që fëmija t’i bëjë vetë disa zgjedhje në jetën e tij.
E kemi për detyrë ti japim fëmijëve privatësi
Fëmijët e meritojnë të kenë biseda private me moshatarët e tyre. Ata meritojnë të mësojnë edhe nga gabimet që bëjnë. Ne duhet tu japim atyre mundësinë për tu shkëputur nga ne dhe të mendojnë për veten e tyre. Por nëse ne monitorojmë të gjitha lëvizjet e tyre, a ka mundësi të ndodhë kjo?
Në këtë mënyrë humbasim besimin e tyre
Ju mund të mendoni se monitorimi është i justifikuar kur fëmija juaj pëson ndryshime drastike në mësime, shoqëri, orarin e gjumit apo në ngrenie. Por edhe në këto raste spiunimi nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni. Një bisedë e hapur është më frytdhënëse pasi në këtë mënyrë ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj pa humbur besimin e tij.
Lexoni dhe:Autoritet gjermane ndalojne shitjen e smartwatch
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu