Babai i tre fëmijëve, Ted Gonder, së fundmi ka bërë një postim në Facebook ku liston pesë gjëra që do të donte t’i dinte përpara se të bëhej me fëmijë, në mënyrë që të ndihmonte më shumë të shoqen.
Postimi është bërë viral duke marrë shumë komente dhe mbi 52 mijë shpërndarje në vetëm një muaj.
Ja çfarë shkruhet në postimin e tij:
Tani jam 29 vjeç dhe kam 3 fëmijë me gruan time që i mbajti dhe i lindi ata si një heroinë. Ja çfarë do t’i thoja vetes sime si një 24-vjeçar pa fëmijë, për të qenë një partner më mbështetës .
- Gruaja i mbajti fëmijët në bark për 9 muaj, kështu që ti mbaji mbi bark për 9 muajt e ardhshëm sa herë të kesh mundësi.
- Gruaja i ushqen ata me gji dhe ndërsa kjo ekpseriencë është e bukur dhe përmbushëse për të, njëkohësisht është edhe e lodhshme. Kështu që ti ndërroji pelenën sa herë të mundesh. Kështu do të vendosësh një ekuilibër në çift. Nëse shoqet e gruas tënde do të ankohen për bashkëshortët e tyre, e jotja do të mburret me ty.
- Bëji kafen çdo mëngjes, edhe nëse ajo e lë të ftohet apo nuk e pi sepse e zë gjumi. Mos harro që ajo ka qëndruar zgjuar gjithë natën dhe kjo mënyrë për të nisur ditën e ndihmon të shlodhet.
- Thuaji që është e bukur dhe bëje të ndihet e tillë, sidomos kur ka momente kritike me trupin e saj. Kujtoji se është një heroinë, se sa shumë ka bërë trupi i saj për të sjellë në jetë ëngjëjt tuaj.
- Ki parasysh që ajo ka një shpërthim hormonal para dhe pas lindjes. Shumë ditë nuk do sillet fare si vetja. Ajo shumë shpejt do të rikthehet në normalitet, por ndërkohë ka nevojë për mbështetjen tënde emocionale.
Lexo edhe: Nje leter per bashkeshortin tim, per ate qe ai beri sot dhe cdo dite!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu