Shtatzania është një periudhë që mund të shoqërohet me probleme të mëdha ose të vogla, ku çdo grua përjeton ndryshime jo të ngjashme me një tjetër. Duke qënë kështu ndonjëherë duhet të zgjedhim të përdorim disa produkte praktike që mund të na i lehtësojnë ndjeshëm simptomat e një problem të caktuar.
Cilat janë 3 produktet që do t’jua bëjnë muajt e shtatzanisë edhe më të lehtë për t’u përballuar?
• Një strisho nazale që ndihmon në zgjerimin e rrugëve të frymëmarrjes
Kështu do të marrin fund gërrhitjet e tmerrshme të shktuara nga ngushtimi i këtyre rrugëve por edhe nga rritja e madhe e peshës. Kështu të gjithë do të bëni një gjumë të qetë në shtëpi.
• Pecetat ditore
Gjatë shtatzanisë mund të keni sekrecione të mëdha, rrjedhje të pavullnetshme të urinës, në disa raste edhe rrjedhje gjaku (që duhet patjetër të flisni me mjekun nëse ndodh) dhe në disa raste ndërrimi i të brendshmeve mund të mos jete e mundur. Në këtë rast do t’ju vijë në ndihmë një pako me peceta ditore e cila duhet të jetë gjithmonë në cantën tuaj.
• Një xhel për kofshët
Ky xhel duhet të aplikohet në zonën mes kofshëve tuaja në mënyrë që të mos fërkohen gjatë ecjes dhe t’ju krijojnë bezdi. Të mos harrojmë se kjo gjë mund të ndodhë në çdo shtatzani si pasojë e një rritje të madhe të peshës trupore.
Lexo edhe: Shenjat qe tregojne se jeni duke lindur

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu