Në vitin e dytë, nga 12-24 muajsh, jeta e fëmijës suaj është e mbushur me suksese, sa epike po aq edhe dramatike.
Disa nga arritjet e fëmijës në këtë fazë:
- Kërcimet e para
Lëvizjet e fëmijës në këtë moshë vijnë natryshëm sapo dëgjojnë tuinguj muzikor. Ata janë shumë të vegjël për të qenë të vetëdijshëm dhe duket se këto lëvizje janë tërësisht të natyrshme.
- Bëhen të zotët për të shtyrë dhe tërhequr
Lojërat duke shtyrë dhe tërhequr janë shumë argëtuese për fëmijët e kësaj moshe, gjithashtu i mësojnë të ruajnë balancën dhe kontrollin.
- Ulin dhe ngrejnë pantallonat
Kur t’i trajnoni të heqin bebelinat, fëmijët do të provojnë për herë të parë të heqin dhe veshin pantallonat.
- Provojnë ushqime të reja
Zgjerimi i shumëllojshmërisë së ushqimeve kërkon kohë dhe këmbëngulje, por është gjëja më e mirë që mund të bëni që në moshë të vogël në mënyrë që fëmija juaj të mos bëhet tekanjoz në ngrënie.
- Mësojnë të komunikojnë
Fëmijët fillimisht do të bëjnë shenja e më pas do të komunikojnë verbalisht dhe ndjesia që do të keni kur t’i shihni e dëgjoni për herë të parë do t’ju shoqërojë gjatë.
- Hapat e parë
Ndoshta mund të mos jeni në shtëpi kur të ndodhë kjo arritje e madhe, por do të jetë një befasi e madhe për ju kur të shikoni fëmijën duke ecur drejt jush.
- Ndjekja e drejtimeve
Fëmija do të kuptojë kur ju e udhëzoni të shkojë në një drejtim apo në një tjetër, të marrë një objekt, edhe nëse nuk do t’i ndjekë gjithmonë udhëzimet tuaja.
- Kalimi nga biberoni në gotë
Fëmija do të mësojë të përdorë duart për të mbajtur vetë gotën ose filxhanin për të pirë ujë.
- Prerja e parë e flokëve
Mund t’ja prisni vetëm pak ose plotësisht, ka shumë mënyra për të prerë flokët, por është një moment emocionues.
- Emërtimi i pjesëve të trupit
Të vegjlit e kësaj moshe do të jenë në gjendje të thonë emrat e secilës pjesë të trupit.
- Mësojnë të përdorin enët e kuzhinës
Kur të jenë rreth 18 muajsh fëmijët do të mund të mbajnë vetë pirunin dhe lugën, ose të paktën do përpiqen.
- Imitojnë gjuhën tuaj të trupit
Mos u habisni ndonjë ditë kur të gjeni fëmijën duke bërë një veprim apo mimikë që bëni ju. Ata janë si sfungjer, thithin çfarë shikojnë.
- Njohin format dhe ngjyrat
Fëmijët do të jenë në gjendje t’i dallojnë lodrat dhe objektet e tyre duke u përcaktuar ngjyrën dhe formën.
- Luajtja me top
Për fëmijën do të jetë kënaqësi shumë e madhe të luajë duke rrokullisur një top.
- Ngjitja e shkallëve
Për fëmijët, kjo është një fitore e madhe. Për prindërit, mund të jetë e tmerrshme, pasi fëmija duhet mbajtur nën kontroll të plotë, sepse kjo mund të jetë e rrezikshme.
- Leximi i librave (pa u përpjekur për t’i ngrënë ato)
Librat me figura nxisin shumë imagjinatën e fëmijës suaj.
- Përqafimi i parë i madh
Fëmijët do të jenë në gjendje t’ju shtrëngojnë e përqafojnë fort.
- Larja në vaskë
Në këtë moshë fëmijët mund të lahen në të njëjtën vaskë si mami dhe babi.
- Njohja e të afërmve
Fëmija juaj shpejt mëson të identifikojë ata që ndodhen në rrethin e tij më të afërt dhe personat që takon më shpesh.
- Mbarimi i një akulloreje
Mund të dilni së bashku në park dhe të shijoni një akullore.
Lexo edhe: Kur humb arritjet e para te femijes…
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu