Në portalin amerikan “Huffington post” është botuar një përmbledhje e të gjitha studimeve më të mira që ishin kryer në vitin 2013, dhe konkretisht:
• Qumështi i nënës ndihmon në zhvillimin njohës të fëmijës, kjo pasi ai përmban DHA (acid yndyror) që lidhet pikërisht me këtë zhvillim.
• Pjesa më e madhe e medikamentëve nuk ndikojnë negativisht në gjidhënie. Sipas “American Academy of Pediatrics” vetëm një pjesë e vogël e tyre kalon në qumësht.
• Të blesh qumësht gjiri online është tepër e rrezikshme. Ai qumësht mund të ketë nivele të larta të stafilokokut dhe salmonelës.
• Vaksinat janë të sigurta. Sipas institutit të mjekësisë (IOM) nuk ka asnjë të dhënë të saktë deri tani që e lidh vaksinimin me autizmin apo probleme të tjera.
• Në shumë raste koka e sheshtë tek bebet nuk është një problem. Kjo zakonisht shkaktohet nga fjetja në shpinë e fëmijës, gjë që është shumë e rëndësishme për të reduktuar rrezikun e SIDS dhe koka e sheshtë nuk shkakton probleme shëndetësore tek fëmija.
• Fëmija që fle në orar të njëjtë ka një ecuri më të mirë në shkollë.
• Ushqimet e paketuara përmbajnë shumë kripë. Dhe kripa deri në vititn e parë të jetës nuk duhet absolutisht të përdoret.
• Obeziteti infantil (foshnjor?) është ende në vlera të larta.
• Sindroma e ADHD (sindroma e defiçitit të përqëndrimit si edhe hiperaktivitetit) është gjithnjë në rritje. Zakonisht prek moshën 6-18 vjeçare.
• Magnetët, sexholinot, dhe kamardaret janë burim aksidentesh. Përdorimi i tyre duhet të bëhet në mënyrën e duhur.
• Të bërtiturit e fëmijës mund të jetë po aq i dëmshëm sa edhe ndëshkimi fizik. Nëse do të përdorni agresivitet gjatë të folurit e fëmijës mund të bëni që fëmija të kalojë shenja depresioni.
• Rastet e autizmit janë duke u rritur por ndoshta duhet të mendojmë edhe se po diagnostikohen më tepër se më parë, kur fëmijët diagnostikoheshin me këtë sindromë në rast se nuk flisnin apo ndërvepronin, ndërsa tani njohim edhe rastet e sindromës Asperger që bën pjesë po në spektrin e autizmit. (Lexoje me vemendje)
• Bullizmi ka pasoja fizike. Fëmijët që janë viktimë e bullizmit vuajnë edhe nga dhimbja e kokës, barkut si edhe maktheve gjatë natës.
• Marijuana dëmton trurin e fëmijëve. Ky studim u krye nga Universiteti “Maryland school of medicine”, sipas të cilëve përdorimi i marijuanës në adoleshencë do të ketë efekte negative dhe mund të dëmtojë funksionin e sistemit cerebral, duke zhvilluar shqetësime psikike tek ata gjatë rritjes.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu