Muajt e fundit të këtij viti na rezervojnë shumë modele dhe aksesorë për flokët dhe larmishmëria është aq e madhe sa mund ta gjejë veten kushdo.

Shaje për flokët
Ju mund t’i jepni më shumë bukuri gërshetit tuaj duke vendosur një shall në të.

Karfica me perla
Këto karfica me forma dhe madhësi të ndryshme janë trendi i këtij sezoni.

Gërsheta vetëm në jesën e përparme të balukeve
Kështu mund të dukeni edhe tradicionale, por edhe moderne njëkohësisht.

Topuz i lidhur me shall
Pasi e kapni flokun tuaj topuz, për ta bërë të duket më modern, lidheni edhe me një shall.

Gërshet bisht kali
Filloni duke i kapur flokët bisht, më pas bëni një gërshet, disi të çrregullt.

Rikthehen lidhëset e vjetra
Kapja e topuzit me një lidhëse si në foto që ka qenë në modë në vitet ’80, rkthehet sërish këtë vit.

Zinxhirë në flokë
Kur i kapni flokët gërshet, në vend të shallit të përmendur më sipër, mund të vendosni një zinxhir si aksesor.

Topuz i kapur shumë lart
Një model i tillë flokësh do t’ju japë një pamje shumë shik.

Flokë të kapura me baluken e drejtuar anash
Ky është një tjetër model i këtij sezoni.

Shumë aksesorë në flokë
Mund të vendosni në flokët tuaj njëkohësisht: karfica, zinxhirë, lidhëse, fjongo etj.

Topuz i çrregullt
Topuzi i çrregullt jo vetëm do t’ju bëjë të dukeni bukur, por gjithashtu do t’ju “shpëtojë” sa herë nuk keni asnjë ide se si t’i kapni flokët.

Topuz i trefishtë
Ndajini flokët në tri pjesë dhe secilën prej tyre kapeni topuz, poshtë njëra-tjetrës.

Baluket e kthyera
Flokët e gjatë, të krehur me baluket e kthyera janë kombinimi perfekt për ju.

Modeli me flokë të lagur
Ky model rikthehet në modë, por këtë herë duke bërë edhe valëzime në flokë.

Modeli “Dua Lipa”
Modeli i flokëve të shkurtër, të prerë rrumbullak pas qafës do të jenë sërish në trend, sidomos gjatë muajve më të ftohtë.

Baluke shumë të shkurtra
Mund të guxoni me këtë model, sepse është në modë këtë sezon.
2019 do të vijë me ndryshime edhe në modelet e flokëve. Stilet kryesore që do të mbizotërojnë janë ato që na kthejnë shumë pas në kohë në stilin retro.
12 modele flokësh për vitin 2019
Të shkurtra deri te qafa në formë rrethore
Ky është një nga modelet retro, i risjellë në kohët moderne.
Forma të çrregullta
Nëse nuk doni të lodheni me pjastër apo duke bërë flokët kaçurrela, lërini të marrin formën e tyre pas tharjes. Do të dukeni trendi.
Baluke që vijnë duke u shkallëzuar deri në gjatësinë e pjesës së parme të flokut
Ky është looku i modeleve të pasarelave amerikane. Merrni edhe ju një pamje të tillë.
Onde nga fundi në flokë të gjatë
Nëse dëshironi të mbeteni besnike e modës së viteve 90, mbani flokët e gjatë dhe krijoni disa onde vetëm nga majat.
Ondet e mëdha
2019 po shkon disa dekada pas, kështu që do të vini sërish në punë bigutinat.
Flokë të shkurtër me baluke të gjatë
Ky është një model që kërkon ta mirmbani. Sa më shumë ta ngrini pjesën e balukes për të theksuar modelin e saj, aq më bukur do të dukeni.
Forma të kthyera nga jashtë
Flokët jo shumë të gjatë janë perfektë për këtë stilim me furçë nga jashtë.
Kaçurrela të vogla
Nëse keni flokë kaçurrela, teksojini edhe më shumë ato. Kjo do t’i bëjë flokët të duken më të plotë dhe me më shumë volum.
Onde të kthyera nga brenda
Për ato që nuk kanë shumë volum, një truk i mirë do të ishte kthimi i flokëve nga brenda. Kjo do t’i bëjë të duken me më shumë volum.
Baluke të ndara në mes që bien mbi fytyrë
Një baluke më e gjatë se balli, e ndarë dhe që bie mbi fytyrë do të theksojë më shumë tiparet tuaja.
Flokë me shkallëzim
Nëse doni të ruani gjatësinë e flokëve tuaj, mund të manovroni me një shkallëzim, duke prerë një pjesë të tyre, pa lëvizur gjatësinë.
Modeli presje
Flokë të ngjashme me ato të rrumbullakëta, të përmendura më sipër, por jo deri të qafa, pak më të gjata.
Pavarësisht modelit, ngjyrës e gjatësisë së flokëve tuaj, bëhuni gati për t’u frymëzuar nga këto 22 modele flokësh.
Ombre kafe
Ka dalë një model i ri i flokëve ombre, duke përdorur tashmë ngjyra të errëta, jo më bjondet e hapura.
Flokë “lëng frutash”
Një tjetër tendencë e këtij viti janë flokët me përzierje ngjyrash të frutave. Blogerja që e ka hedhur këtë ide kërkonte të përcillte diçka ndryshe dhe është e sigurt që ky model do të jetë “hit” këtë verë.
E kuqe-kafe
Më në fund! Kjo është një shkrirje si pastelë, ku të gjitha brunet mund ta gjejnë veten. Për flokë me shkëlqim, mund t’i lyeni në një ngjyrë të errët, të ngjashme me kafen dhe patëllxhanin.
Gërsheta të trasha
Kemi parë modele gërshetash të mëdhaja, zakonisht të ndara me vijë në mes. Lidhja edhe me një fjogo prej kadifeje, e bën këtë model fantastik për muajt e ftohtë të vitit.
Flokët fantazmë
Është një hije “e fshehur” ose refleks i përafërt me ngjyrën gri, të bardhë, ngjyrë perle ose ndonjëherë edhe pak lejla të flokëve. Kjo ngjyrë rekomandohet të mbahet e stiluar me onde.
Theksoni pjesët e mesme
Sa më i fortë të jetë kontrasti mes pjesës së mesit të flokut aq më bukur dhe më in do të dukeni nëse guxoni me këtë model.
Prerje dhe krehje e drejtë
Flokët e shtrira dhe të prera drejt janë gjithashtu një model in këtë vit.
Topuz si balerinë
Ky model rikthehet sërish në modë, por bëjeni topuzin tuaj më të vogël, duke lënë një pjesë të flokut të pakapur. Këtë pjesë bashkojani topuzit duke bërë një gërshetë, apo diçka që të duket ndryshe nga pjesa tjetër.
Valëzime të lagura
Ky mdoel përveçse i bukur nuk do të shkatërrohet nëse dilni në shi, sepse flokët do të jenë vetë të valëzuara dhe të lagura!
Onde të çrregullta
Ky nuk është një stilim vetëm për modelet e Victoria’s Secret. Kushdo mund ta përdorë atë tashmë.
Flokë të shkurtër të shkatërruar
Ky lloj modeli do t’i bëjë flokët të shkqlejnë po aq sa highlighteri juaj.
Modeli i tasit
Përkundër asaj që ju mund të mendoni, një prerje tasi mund të përshtatet me çdo lloj floku dhe formë fytyre.
Pak të dekoloruar
Shtoni disa ngjyra të tjera në disa fije të flokëve tuaj, si për shembull nuanca të së kuqes.
Valët e plazhit, gjithmonë
Ju nuk keni nevojë të jetoni në det për t’u dukur si një perëndeshë plazhi e bronzuar, thjesht shtoni disa “dallgë” në flokët tuaj.
Ngjyra të ngrohta
Braktisni elegancën e gjysheve në favor të paletave të ngrohta duke anuar më tepër nga ngjyrat e ngrohta. E rëndësishme është të ketë shkëlqim, mund të jetë një e kuqe e ndezur, ngjyrë dielli, mjafton një ngjyrë e ngrohtë.
Ngjyra e artë
Bjondet këtë vit duhet të largohen nga ngjyra e platinit, duke i kthyer rrënjët e tyre në ngjyrë të artë.
Vitet 80
Kaçurrela, kaçurrela dhe vetëm kaçurrela. Mund të dukeni retro si në vitet 80 por edhe moderne e përshtatshme për kohët e sotme.
Valë “e re”
Jo të drejta dhe jo shumë kaçurrela, por diçka në mes të të dyjave. Kjo valë e re nuk është shumë elegante, por nuk është as e çrregullt.
Vitet 70
Stilimet e lirshme dhe të buta me skajet e shprishura që e bënë dekadën aq të paharrueshme, tani janë kthyer dhe janë të garantuara për t’u parë kudo.
Të ndara me vijë në mes
Pasi i ndani flokët kapini bisht, dhe mund t’i “shkatërroni” pak majat e bishtit.
Me vijë në mes dhe të fryra
Ndani një pjesë të balukeve në mes, ndërsa pjesën tjetër gufojeni shumë e më pas kapini bisht.
Kaçurrela natyrale
Nëse kaçurrelat tuaja janë të dendura dhe me shumë volum, të holla ose të çuditshme, mos u shqetësoni pasi ato janë të bukura gjithmonë!
Lexo edhe: 9 trendet e bukurise per vitin 2019
Lexo edhe: Tendencat per modelet dhe ngjyrat e flokeve per kete vit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu