12 fakte interesante per nenat

0 0

12 fakte interesante per nenat

1- Në Kanada nënat e reja kanë të drejtë të marrin një vit leje prinderore dhe 55% të pagës së tyre. Baballarët kanë të drejtë për 37 javë lejë prindërore. Në Kubë nënat e reja kanë të drejtën e 6 muajve leje prindërore dhe paguhen me pagë të plotë.

2- Muaji kur lindin më shumë fëmijë është gushti, ndërsa dita kur lindin më shumë është e marta

3- Të vendosësh një karafil me ngjyre në ditën e nënës simbolizon se nëna juaj jeton. Karafili i bardhë është simboli për nënat që nuk jetojnë më.

4- Në vitin 1872 Julia Ward Howe, ishte e para e cila sugjeroi që dita e nënave të festohej në 2 qershor. Ideja e saj ishte që nënat të mblidheshin së bashku për të lobuar mbi paqen pas luftës civile. Kjo përpjekje dështoi

5- Në Tajlandë, dita e nënës festohet në gusht në ditën e ditëlindjes së mbretëreshës. Ne Etiopi dita e nënës festohet në vjeshtë. Familjet mblidhen së bashku për të kënduar këngë dhe festojnë për nder të saj.

6- Gjatë shtatzanisë, nëna dhe fëmija shkëmbejnë qelizat me anë të lidhjes së tyre në plancentë. Këto qeliza mund te vazhdojnë të jetojnë në trupin e nënës për vite.

7- Shkencëtarët besojnë se çlirimi i hormoneve gjatë shtatëzanisë shkakton ndryshime ne funksionin e trurit të gruas, si pasojë e nevojës për të kuptuar dhe për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijës  të ngjashme me ndryshimet që ndodhin me trurin e një adoleshenti.

8-  Në Amerikën Latine shumë nëna besojnë tek “syri i keq”, domethënë tek fuqia që një person i keq mund të dëmtojë gruan shtatzënë dhe fëmijën e saj. Për këtë arsye nënat e reja e veshin fëmijën me të kuqe për të shmangur syrin e keq.

9- Shumica e gjuhëve në botë kanë ngjashmëri në fjalën nënë, kjo për faktin sepse një nga fjalët e para që foshnjat belbëzojnë është “ma”.

10- Nëna që ka lindur fëmijën me peshë më të madhe ishte Carmelina Fedele në Itali në vitin 1955. Fëmija i porsalindur peshonte rreth 10 kg. Si për cudi fëmija me peshë më të madhe erdhi në jetë nga një nënë me peshë shumë të vogël.

11- Babai që ka lindur më shumë fëmijë është Feodor Vassilyev në Rusi. Ai i dha jetë 69 fëmijëve nga viti 1725 deri në 1765. Gruaja e tij e parë lindi kaq shumw fëmijë. Pati edhe 18 fëmijë me gruan e dytë duke u konsideruar si babai me më shumë fëmijë në botë.

12- Dita e nënës është dita kur shiten më shumë buqeta lulesh në të gjithë botën.

Lexo edhe: Te dukesh bukur gjate mujave te shtatzanise, kujdesi per veten

[poll id=”19″]

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X