Mbani mend diçka, lumturia dhe harmonia juaj si çift do të jetë faktori më i rëndësishëm për një familje të shëndetshme. Por cilat janë zakonet e një çifti të lumtur?
Sipas ekspertëve, një çift i lumtur kryen këto veprime
- Martesa është e krijuar nga dy persona. Pra një person i tretë është i tepërt. Konfliktet zgjidhen mes të dyve dhe mendimet e të tjerëve qëndrojnë jashtë.
- Partneri qëndron në fillim të gjithç Indiferenca është ajo që vret një martesë apo lidhje.
- Kanë një vizion të përbashkët. Në lidhje me familjen, jetën, shtëpinë, të ardhmen etj.
- I falin kënaqësi njëri-tjetrit. Ndryshe nga shumë çifte që e lëndojnë tjetrin vazhdimisht.
- Dashuria kontrollon gjuhën dhe gojën. Pra fjalët maten mirë para se të dalin nga goja e tyre në mënyrë që të mos lëndojnë tjetrin.
- E gjejnë kohën të jenë në “botën e tyre”. Ata përpiqen të shkëputen nga fëmijët, puna, miqtë dhe të qëndrojnë pak kohë vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe askujt tjetër.
- I festojnë sukseset. Nuk ka rëndësi sa i madh apo i vogël është, ata festojnë gjithmonë sukseset e partnerit.
- Diskutojnë rreth seksit. E madje edhe caktojnë takime intime duke menduar edhe për detajet e ambientit.
- E jetojnë dashurinë në mënyrë spontane. Pra nuk e detyrojne tjetrin qoftë edhe në lidhje me marrëdhënien seksuale.
- Nuk e luftojnë partnerin. Ata bëjnë diskutime por duke e menduar mirë atë që thonë dhe duke e dëgjuar me vëmendje tjetrin.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu