10 truket që ju shërbejnë për të ndaluar llojet e ndryshme të dhimbjeve nëse nuk keni medikamente

0 0

Mund t’ju ndodhë të gjithëve që të kenë dhimbje koke, apo djegie në një moment të caktuar dhe të mos kenë pilulat e nevojshme për të ndaluar këtë lloj dhimbjeje.

Ndoshta do të habiteni por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse nuk keni medikamente pasi mund të qetësoheni me mjete rrethanore.

Nga konsumimi i një cope çokollate për të qetësuar fytin tuaj e deri tek përdorimi i piperit për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve, ja disa truke që do ju ndihmojnë të qëtësoheni në situata të caktuara.

  1. Hani një copë çokollatë të errët për të zbutur dhimbjen e fytit.

Pse funksionon? Sipas shkencëtarëve, çokollata mund të qetësojë kollën dhe të qetësojë dhimbjen e fytit më mirë se medikamentet. Studimet kanë treguar se falë kakaos, çokollata në masë të madhe redukton kollën, duke funksionuar kështu më mirë se shurupet për kollën.

  1. Pini më shumë ujë për të lehtësuar simptomat e migrenës.

Për këtë duhet të pini jo më pak se një gotë uji çdo 2 orë. Dhimbja e kokës dhe migrena shpesh mund të shkaktohen nga dehidratimi. Një ekuilibër i dobët i lëngjeve dhe elektroliteve në trup nuk do të lejojë që sistemet e tij të funksionojnë në mënyrën e duhur. Pirja e mjaftueshme e ujit do t’ju ndihmojë të luftoni dehidriatimin dhe do të lehtësojë simptomat e dhimbjes suaj.

  1. Përdorni pak shafran indie për të për të ndaluar dhimbjen e shkaktuar nga inflamacioni.

Shtoni shafran indie ose ekstrakt në ushqimin tuaj nëse vuani nga inflamacion.

Shafrani, një erëz që është veçanërisht popullore në Azi, përdoret gjerësisht në mjekësinë alternative, falë vetive anti-inflamatore që ka. Disa studime kanë krahasuar shafranin me medikamentet e tjera dhe kanë konstatuar se ai është po aq efektiv sa ibuprofeni.

  1. Bëni ushtrime për të lehtësuar dhimbjen e shpinës.

Vishni rroba të rehatshme dhe bëni ushtrime mbi një tapiceri yoga-sh. Ka një shumëllojshmëri ushtrimesh që mund të bëni, mjafton që të kërkoni në youtube. Nëse dhimbja juaj e kurrizit është shkaktuar nga disa probleme të tjera mjekësore, përveç tensionit të muskujve, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm kur bëni ushtrime. Ushtrimet lirojnë tensionin në muskujt që mbështesin shpinën tuaj dhe përmirësojnë gamën tuaj të lëvizjeve.

  1. Nuhasni vajra esenciale për të hequr qafe dhimbjen e kokës.

Shtoni disa pika vaj esencial në një pjesë të trupit tuaj dhe thithni aromën, shtoni pak pika në ujin e vaskës, ose në pjesën e ballit tuaj. Bëni kujdes! Vajrat esenciale mund të shkaktojnë djegie kështu që ato duhet të jenë të holluar me ndonjë vaj tjetër (si p.sh. vaji i kokosit) para se të mund të aplikohen në lëkurë. Ka një shumëllojshmëri të vajrave esenciale që ju mund të përdorni: livando, rozmarinë, kamomil dhe shumë të tjera.

Vajrat esenciale besohet se kanë  një efekt qetësues dhe relaksues. Kjo është arsyeja pse ato mund të jenë të dobishme për trajtimin e dhimbjeve të kokës të shkaktuara nga ankthi dhe stresi.

  1. Përdorni çajin e mentes për të qetësuar dhimbjen e dhëmbit.

Vendosni një lugë me gjethe menteje në një filxhan me ujë të valë dhe lëreni për 20 minuta. Kur të ftohet pijeni. Ju gjithashtu mund të vendosni bustina çaji menteje në dhëmbin që ju dhemb derisa dhimbja të largohet. Mentja ka efekte qetësuese dhe lehtësuese. Mentoli që gjendet tek kjo bimë ka veti antibakteriale.

  1. Bëni një dush me kripë Epsom për të shëruar dhimbjen e kockave.

Shtoni 2 gota Kripë Epsom në ujin që do të përdorni dhe qëndroni në këtë ujë për 15 minuta. Kripa Epsom është e pasur me magnez që rregullon mbi 300 enzima në trup dhe i bën sistemet e tij të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu eliminon toksinat dhe redukton stresin dhe inflamacionin.

  1. Bëni një shëtitje për të liruar endorfinën (hormonet përgjegjëse për funksionet fizike) dhe për të luftuar dhimbjen.

Stërvitjet janë gjëja më e mirë për ju por nëse nuk e bëni dot këtë nga dhimbjet që mund të keni atëherë përpiquni të ecni. Aktiviteti fizik, si ushtrimet ose ecja, lirojnë endorfinën.

  1. Hani një banane për të lehtësuar dhimbjet menstruale.

Bananet janë të pasura me kalium dhe vitaminë B6, të cilat  reduktojnë ngërçet e muskujve dhe do t’ju qetësojnë nga ndjenja e fryrë.

  1. Përdorni gjëra të ngrohta për të qetësuar dhimbjet muskulore.

Përdorni një qese me ujë të nxehtë për të lehtësuar spazmat ose dhimbjet muskulore. Nëse nuk e keni një qese të posaçme, improvizojeni një të tillë. Merrni një shishe dhe mbusheni me ujë të ngrohtë dhe pastaj vendoseni në vendin ku ndieni dhimbjen. Asnjëherë mos e vendosni shishen me ujë të ngrohte në vende ku jeni vrarë apo zona të infektuara. Nxehtësia i ndihmon muskujt që të relaksohen, lehtëson dhimbjen dhe lehtëson sikletin.

Lexo edhe: Te pavertetat rreth dhimbjes se kokes tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X