Ditët e sotme, për çdo gjë që na duhet, ne futemi të kërkojmë në internet. Por nuk duhet të harrojmë edhe disa praktika të vjetra, jo të modës, por që mund të na shërbejnë shumë në jetën tonë të përditshme.
- Përdorni kripë për pastrim sa më të lehtë
Është shumë më e lehtë ta pastroni sobën pas gatimit me kripë sesa me solucione komerciale. Thjesht aplikoni kripën dhe hiqeni me një pecetë të lagur.

- Mprehni shpejt thikën
Nëse nuk keni me çfarë të mprehni një thikë, mjafton ta fërkoni atë në një enë porcelani.

- Qëroni lehtë karotat
Mjafton të kaloni telin e enëve mbi karotë dhe do ta pastroni atë lehtësisht nga lëkura.

- Thërrmimi sa më lehtë i bukës
Futeni bukën në frigorifer e kur ta nxirrni shkërrmoqeni.

- Të ruajmë gjatë manikyrin
Përpara se të filloni të pastroni, vendosni pambuk mbi secilin thua pastaj vishni doreza sipër tyre.

- Pastrimi pas një veze të thyer
Është më e lehtë ta hiqni vezën e thyer nga një sipërfaqe nëse e bashkoni me kripë. Përzierja e tyre bëhet e ngurtë dhe kështu pastrohet më lehtë.

- Ruajtja e hudhrave
Hudhrat nuk thahen dhe e ruajnë shijen e tyre më mirë nëse i vendosni në një enë të zhytura në kripë.

- Të luftojmë parazitët
Nëse vendosni gjethe dafinë në kripë, sheqer, miell etj ato largojnë insektet dhe bakteret.

- Të thajmë si duhet rrobat e leshta
Mënyra më e mirë për të tharë rrobat e leshta, pa ndryshuar përmasat e tyre, është të hapni një palë geta, t’i vendosni brenda në grykën dhe mëngët e rrobës së leshtë dhe të lidhni getat në nderësen e rrobave.

- Të zgjidhim më lehtë atletet
Në mënyrë që lidheset e atleteve të mos bëhen nyje të pazgjidhshme, hidhini pak pudër atyre.

Lexo edhe: Cilat produkte te perdorim per pastrimin e shtepise?









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu