Nëse keni menduar se cilat rroba duhet t’i shtoni garderopës suaj për këtë sezon, ky artikull do t’ju ndihmojë se cilat ajnë tendencat e periudhës vjeshtë-dimër 2020. Disa janë kombinime klasike që ndoshta i keni në garderopë e të tjera janë risi që duhet t’i keni patjetër këto muaj të ftohtë.

- Kostume me ngjyra të ndritshme
Tani që koha fillon të ndryshojë dhe ditët bëhen gjithnjë e më gri, këto ngjyra do të ndriçojnë jo vetëm pamjen, por edhe humorin tuaj.

- Pallto lëkure në ngjyrë kafe
Është një sugjerim klasik, trend edhe i këtij sezoni, të cilën mund ta stiloni me pantallona ose fund të shkurtër.

- E gjithë veshja me tonet natyrale
Kjo është një tendencë afatgjatë në stinët e ftohta ku ju und të eksperimentoni të gjitha tonalitetet dhe materialet e nude-it.

- Pantallona të gjera, të futura në çizme
Ky është një kombinim shumë i bukur mes modernes dhe stilit kauboj, me të cilin do të dukeni shumë në modë këtë sezon.

- Gjithë veshja me ngjyrë natyrale, kombinuar me një element blu
Veshjes suaj me ngjrya neutrale, mund t’i shtoni një aksesor, apo një pjesë të look-ut në ngjyrë blu. Në ngjyrë blu mund të jetë një shall, një kordele, çanta, këpucët etj.

- Veshjet e mëdha, ngjyrë të verdhë
Ndriçoni edhe në ditët më të ftohta. E verdha është një hije e guximshme dhe e gjallë dhe me siguri do të tërheqë vëmendje.

- Çizme në ngjyrë kremi
Me gjatësi poshtë gjurit dhe të rrudhosura në çdo hap, këto këpucë duken bukur gjatë muajve të ftohtë. Pavarësisht nëse preferoni një nuancë të ngrohtë kremi ose jeni në të bardhë, ju mund të provoni cilën të dëshironi, do të dukeni bukur gjithsesi.

- Veshje me printime tigri
Çdo sezon, ka një printim të ri kafshe në modë dhe këtë sezon mbizotëron tigri.

- Çanta të buta që mbahen në dorë
Çantat e vogla me material të butë janë një zgjedhje e rehatshme dhe me stil për të gjitha dhe shumë të përshtatshme për vjeshtë.

- Varse kombinuar me vathë rrathë
Këto opsione klasike bizhuterish janë “të përjetshme” në dizajn dhe kombinojnë me çdo lloj veshje. Zgjidhni ari ose argjendi për të krijuar një ndjesi tradicionale.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu