10 përfitimet shëndetësore të asparagut

0 0

Edhe pse mund të shkaktojë aromë të fortë të urinës, asparagu është i mbushur me vitamina dhe minerale të mira për ju, si vitamina A, C, E, K dhe B6, si dhe folat, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Falë gjithë këtyre lëndëve ushqyese, asparagu ofron disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

1- Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Jo vetëm që ka nivele të ulëtatë yndyrës dhe të kalorive, por gjithashtu përmban shumë fibra, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë nëse përpiqeni të humbni peshë. Për shkak se trupi tret në mënyrë të ngadaltë fibrat, ju mban të ngopur për një kohë të gjatë. Studimet kanë treguar se ndihmon edhe për kapsllëkun dhe për uljen e niveleve të kolesterolit të keq.

2- Përmirëson rrugët urinare

Asparagu përmban nivele të larta të asparaginës së aminoacideve, duke luajtur rolin e diuretikut natyral. Konsumi i tij mund të ndihmojë të nxirrni nga trupi lëngjet dhe kripërat e tepërta, që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

3- Është i pasur me antioksidantë

Antioksidantët e gjendur te asparagu mund të ndihmojnë trupin tuaj të luftojë kundër radikaleve të lira. Përpiquni të mos e mbigatuani.

4- Përmban vitaminë E

Asparagu është gjithashtu një burim i vitaminës E, një tjetër antioksidant i rëndësishëm. Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Për të plotësuar përfitimet e saj, mund të piqni asparagun me pak vaj ulliri.

5- Mund t’ju rikthejë në humor

Falë pranisë së vitaminës B6 dhe folatit, që mund të ndihmojë në nxitjen e ndjenjave të humorit. Plus, vitamina E stimulon hormonet seksuale, duke përfshirë edhe estrogjenin te gratë dhe testosteronin te meshkujt.

6- Mund të lehtësojë daljen e pijes

Nëse keni pirë në mbrëmje ose gjatë natës, konsumi i asparagut të nesërmen në mëngjes është zgjidhja që ju duhet.

7- Zvogëlon ndjesinë e fryrjes

Duke ndihmuar procesin e tretjes, asparagu lehtëson ndjesinë e fryrjes dhe inkurajon një ekuilibër të drejtë të baktereve të mira, apo probiotikëve.

8- Është një burim i pasur i acidit folik

Asparagu përmban 22% të sasisë së nevojshme ditore të acidit folik, i cili është thelbësor për gratë që po tentojnë për shtatzani .

9- Është i pasur me vitaminë K

Së bashku me perime të tjera të gjelbra, me gjethe, asparagu është një burim i mirë i vitaminës K. Vitamina K është vendimtare për koagulimin (që ndihmon trupin tuaj të ndalojë gjakderdhjen pas prerjes) si dhe shëndetin e kockave.

10- Shmang nervozizmin

Hulumtuesit kanë gjetur një lidhje mes niveleve të ulëta të folatit dhe vitaminës B12 tek njerëzit që vuajnë nga depresioni, prandaj konsumi i asparagut e lufton atë.

Lexo edhe: 5 superfuqite e avokados






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X