10 mënyra për t’i bërë thonjtë tuaj të duken bukur dhe të tërheqin vëmendje këtë verë.

- E kuqe e ndezur
Ngjyra e kuqe është gjithmonë e përshtatshme për stinën e verës.

- Rozë e ndezur, transparente
Nëse dëshironi të bini në sy, këta thonj janë modeli ideal për ju.

- Nuancat e Gucit
Nëse ju pëlqen Gucci në rroba, pse të mos e zgjidhni edhe për thonjtë?

- Thonj pasqyrë
Prej disa kohësh, thonjtë pasqyrë, në shumë ngjyra janë zgjedhje e duhur.

- Nude me një thua me dizajn të theksuar
Ngjyra nude nuk ju lë asnjëherë në baltë dhe meqë është verë, mund të theksoni një prej thonjve.

- Të pastër si kristali
Një ngjyrë e tillë e ngjashme me akullin është trend përsa i përket dizajnit të thonjve.

- Blu mat
Një ngjyrë tipike verore.

- Nude me shkëlqim
Nëse ju pëlqejnë ngjyrat nude, por njëkohësisht doni ndryshim, zgjidhni thonj nude me shkëlqim.

- Kombinime bardh e zi
Ashtu si në veshje, edhe në thonj kombinimi bardh e zi nuk del kurrë nga moda.

- Ombre me ngjyrat e zjarrit
Thonj që duken të “nxehtë” ashtu si stina e verës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu