Fatmirësisht në ditët e sotme mjekësia ka bërë përparime të mëdha duke dhënë mundësinë të diagnostikohen pothuajse të gjitha rastet e infertilitetit femëror, dhe më pas edhe të trajtohen. Një prej falktorëve më të rëndësishëm që ndikon negativisht është stresi dhe ankthi.
Ndërkaq faktorët e tjerë që rrezikojne fertilitetin femëror janë…
- Faktori gjenetik. Nëse gruaja ka një problem në një çift kromozomik do të ketë probleme me fertilitetin apo aborte spontane.
- Kjo ndodh kur niveli i hormoneve të tiroides që prodhohen është nën atë normale. Është një problem që duhet të mbahet nën kontroll pasi mund të shkaktojë probleme në vezore.
- Sëmundjet gjinekologjike. Këtu mund të përfshihen sindroma e ovaries policistike, endometrioza, fibroidet uterine etj. Këto janë probleme që shfaqen shumë shpesh tek gruaja.
- Semundjet seksualisht të transmetueshme. Këtu pëfshihet edhe klamidia.
- Ka një ndikim shumë të madh në uljen e fertilitetit pasi dëmton sistemin riprodhues të gruas pasi e çrregullon sistemin e vezoreve.
- Peshë shumë e vogël. Nëse është në nivelet tepër ekstreme, pesha e gruas mund të çrregullojë prodhimin e hormoneve si edhe ciklit menstrual.
- Ky problem çrregullon steroidet seksuale si edhe ciklin duke mos favorizuar ngjizjen e një shtatzanie.
- Konsumi i lartë i kafeinës. Një filxhan kafe nuk do të shkaktojë infertilitet, por nëse do të tejkaloni dozën atëherë do të shikoni pasojat negative. Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën e marrë nga kafeja por edhe nga çaji, çokollatat, si edhe pije të tjera.
- Ekspozimi ndaj kimikateve. Më të rrezikshmit janë: formaldehidi, percheloretileni, si edhe tolueni që ndodhen edhe në produktet shtëpiake (bojërat, produktet e pastrimit, holluesit e bojërave, acetoni, produktet kozmetike, ushqimet me ngjyrues).
- Faktori psikologjik. Është i fundit në listë por jo nga rëndësia. Problemet e përditshme sociale, ekonomike, familjare etj e kompromentojnë seriozisht fertilitetin.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu