Prindër, fëmijët kanë nevojë të mbrohen ndaj sëmundjeve të rrezikshme. Është përgjegjësia juaj t’i vaksinoni ata. Vaksinimi i rregullt të mbron për gjithë jetën. Instituti i Shëndetit Publik së bashku me UNICEF, bëjnë thirrje se përse prindërit duhet të vaksinojnë fëmijët.
Duke e vaksinuar ju e mbroni atë nga:
1. Difteria. Komlikacionet e kësaj sëmundje mund të shkaktojnë dëmtin të veshkave, paralizë të përkohshme apo vdekje.
2. Kolla e mirë. Komplikacionet e saj mund të shkaktojnë pneumoni, dëmtime të trurit, ndërprerje të frymëmarrjes.
3. Poliomeliti. Në rastet më të rënda shkakton paralizë të përhershme apo edhe vdekje.
4. Hepatiti B. Kjo sëmundje mund të shkaktojë infeksione kronike të mëlcisë, kancer të mëlcisë dhe vdekje.
5. Rubeola. Tek gratë shtatzana shkakton abort, vdekje të fëmijës, lindje të fëmijës me probleme në zemër, shurdhim apo verbëri.
6. Tetanozi. Mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, arrest respirator dhe kardiak, pneumoni, dëmtime në tru dhe vdekje.
7. Fruthi. Fëmija rrezikohet nga pneumonia, infeksioni në tru dhe vdekja.
8. Infeksionet nga Haemophilus influenza tipi b. komplikacionet mund të shkaktojnë pneumoni, infeksion të cipave të trurit, shurdhim, artrit septik, infeksion të lëkurës së fytyrës, kokës ose qafës, bllokim të frymëmarrjes dhe vdekje.
9. Shytat. Komplikacionet mund të përfshijnë edhe infeksionin e trurit dhe cipave të tij, shurdhim, infeksion të testikujve dhe ovareve.
10. Infeksionet nga Pneumokoku. Fëmija rrezikohet nga infeksion të cipave të trurit, pneumoni, sepsis dhe vdekje.
Lexoni edhe: Semundje te sistemit nervor
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu